Please enter at least 3 characters.

Neuer: Tash e tutje ndeshjet janë si finale

2018/06/ManuelNeueur-kb-3.jpg
241:"MOSCOW, RUSSIA - JUNE 17: Manuel Neuer of Germany looks on during the 2018 FIFA World Cup Russia group F match between Germany and Mexico at Luzhniki Stadium on June 17, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Manuel Neuer thotë se të gjitha ndeshjet e mbetura të Gjermanisë në Kampionatin Botëror do të jenë si finale.

Kampioni në fuqi e humbi ndeshjen hapëse në Grupin F nga Meksika me rezultat 1-0, ndërsa për kundërshtar të radhës e ka Suedinë që ka arkëtuar tri pikë nga përballja e parë.

(Foto: Getty Images)

Die Mannschaft janë nën presion, pasi nuk guxojnë të bëjnë gabime të tjera në dy ndeshjet e mbetura në fazën grupore.

lexo po astu

"Tash e tutje kemi vetëm finale. Lojtarët duhet të tregojnë se çfarë mund të bëjnë, por jam i bindur se mund t'ia dalim".

"Nuk mund të ndryshojmë asgjë duke u ankuar për atë çfarë ka ndodhur, të gjithë e dimë këtë".

(Foto: Getty Images)

"Duhet të përpiqemi që ta lëmë pas nesh sa më shpejtë që është e mundur", ka deklaruar Neuer gjatë një konference nga hoteli ku po qëndron kombëtarja e tij.

Ndeshjen kundër Suedisë, Gjermania e zhvillon ditën e shtunë (23 qershor) në Sochi. Ndërsa ndeshjen e fundit të fazës grupore e zhvillon kundër Koresë së Jugut më 27 qershor në Kazan. /Telegrafi/