Please enter at least 3 characters.

Neuer nuk e mendon tërheqjen nga Kombëtarja: Ende ndihem i rëndësishëm

2024/06/Manuel-Neuer-1.jpg
573:"NEUER Manuel Torwart Team Deutschland jubelt nach dem 11m Tor durch HAVERTZ Kai UEFA Fussball Eueropameisterschaften 2024 in Deutschland Eroeffnungsspiel Deutschland - Schottland am 14.06. 2024 in Muenchen DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS as IMAGE SEQUENCES and/or QUASI-VIDEO *** NEW Manuel Goalkeeper Team Germany cheers after the 11m goal by HAVERTZ Kai UEFA Football EURO 2024 in Germany Opening match Germany Scotland on 14 06 2024 in Munich DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS as IMAGE SEQUENCES and or QUASI VIDEO Copyright: xLacixPerenyix
18:"IMAGO/Laci Perenyi

Manuel Neuer po merr pjesë për herë të katërt në një Kampionat Evropian, derisa ka 15 vite që është pjesë e Kombëtares së Gjermanisë.

Përveç katër evropianëve, Neuer ka marrë pjesë edhe në katër Kampionate botërore, duke qenë portieri me më së shumti paraqitje në histori të Kombëtares.

Përkundër se ka bartur fanellën e Kombëtares në 120 ndeshje dhe ka 38 vite mbi supe, Manuel Neuer ende nuk është bindur për t'u pensionuar.

38-vjeçari është pyetur nëse ky është evropiani i fundit me Gjermaninë, por ai ende nuk e ka marrë një vendim të tillë.

“Tërheqja nga kombëtarja? Nuk mund të them ende nëse ky do të jetë turneu im i fundit, do ta mendoj kur të përfundojë”, tha portieri gjerman.

Neuer ka thënë se përkundër se nuk është një kapiten, ai vazhdon të ndihet i rëndësishëm për skuadrën.

“Edhe pse nuk jam më kapiten, situata ime ka ndryshuar shumë pak, sepse ndihem ende i rëndësishëm për ekipin”, deklaroi Neuer.

Gjermania e nisi me fitore Euro 2024 duke mposhtur Skocinë me rezultat 5-1, derisa ndeshjen e dytë e zhvillojnë ndaj Hungarisë. /Telegrafi/