Netanyahu për pavarësinë e kurdëve
30/06/2014
Gjatë një fjalimi në Tel Aviv, ai i ka përshkuar kurdët si “popull luftues, i cili ka dëshmuar përkushtimin politik”.
Kurdët banojnë në një rajon që përfshin pjesë të Iranit, Irakut, Sirisë dhe Turqisë.
Ata gëzojnë gjysmë autonomie në Irak.
Netanyahu ka thënë se rritja e ekstremistëve sunitë, të mbështetur nga Al Kaida, dhe e forcave shiite, të mbështetura nga Irani, ka krijuar mundësinë për “përmirësimin e bashkëpunimit rajonal”. /rel/


