Nesër vendimi për ndeshjen Serbi - Shqipëri
Ndeshja në Beograd ishte ndërprerë në minutën e 41 pas hyrjes së dronit në fushë dhe dhunës ndaj lojtarëve të Shqipërisë.
Pas ndërprerjes së ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, Komisioni i Disiplinës në UEFA dënoi të dy kombëtaret respektove, transmeton Koha.net.
Kombëtarja shqiptare u dënua me humbje ndaj Serbisë me rezultatin 0-3 në tavolinë për shkak se nuk u kthye në fushë, paçka se tifozët serb që u futën në fushën e lojës dhunuan disa nga lojtarët e Kombëtares me mjete e sende të forta.
Gjithashtu Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s dënoi Federatën Shqiptare të Futbollit me 100 mijë euro gjobë, përcjellin mediat shqiptare.
Të njëjtën gjobë mori edhe Serbia, ndërsa kombëtarja e këtij shteti u dënua me zhvillimi e dy ndeshjeve pa tifozë dhe heqjen e tri pikëve të marra në tavolinë.
Pasi ankesat iu hodhën poshtë nga Apeli, edhe Shqipëria edhe Serbia ishin ankuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, e cila është shkalla e fundit e ankesave.
“Vendimi final pritet të merret para ndeshjes së radhës së eliminatoreve për kampionatin evropian të vitit 2016 të Grupit I, që mbahet më 13 qershor të vitit 2015”, thuhej në njoftimin e CAS-it pas ankesave, kurse një vendim i tillë pritet më së largu nesër.


