Please enter at least 3 characters.

Nesër varrimi i Besim Kabashit

2016/01/f.1207185330163_m.jpg

Ende nuk dihet verzioni zyrtar i shkaktarit që solli deri te vdekja e kampionit Kabashi, por para raportit përfundimtar hetimor nga policia gjermane janë rezultatet e autopsisë ato që kanë zbuluar mbidozë të medikamenteve të cilat Kabashi i ka shfrytëzuar mbrëmjen e të shtunës.

Sidoqoftë, tashmë trupi i Kabashit është kthyer në Kosovë dhe sipas një komunikate të Ministrisë për Rini, Kulturë dhe Sport, varrimi i tij do të bëhet në vendlindjen e tij në Gurakoc të Istogut.

“Këshilli për ceremoninë e varrimit të kick-boksierit, Besim Kabashi, që kryesohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në përbërje me anëtarë të Federatës së Kick-Boksit të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, gazetarëve të sportit, komunës së Istogut dhe anëtarë të familjes Kabashi ju njofton se:
Homazhet dhe varrimi i kick-boksierit Besim Kabashi, që ndërroi jetë ditë me parë në Gjermani, mbahen nesër në fshatin Gurrakoc të Istogut.
- Homazhet fillojnë nga ora 12:00 në Shkollën Fillore “Martin Camaj” në Gurrakocit.
- Varrimi bëhet në ora 15:00 në varrezat e fshatit.
- Ndërkaq një akademi komemorative mbahet të premten, më 09.12.2011, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, në ora 11:00”, shkruan në komunikatën e MKRS-së. /Telegrafi/