Nesër në Shkup do të mbahet ''Apriliada''
31/03/2017
Nesër nga ora 11 deri ora 13 në sheshin ''Maqedonia'' do të mbahet manifestimi tradicional ''Apriliada-Shkupi buzëqesh'' për nxënësit e të gjithë shkollave fillore dhe çerdheve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në këtë ngjarje do të mbahet festival këngësh, do të ketë maska dhe do të performojë trupa e teatrit për fëmijë.
Ky eveniment do të mbështetet nga Bashkia e Shkupit, ndërsa në ora 20 do të ketë koncert në po të njejtin vend. /Telegrafi/


