Please enter at least 3 characters.

Nesër mot me diell, por më ftohtë

2018/07/Moti-1.jpg

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nesër (e enjte) në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale parashihen të zbresin nga -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, por që qarkullimi i masave të ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jetë aktive dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit.

Nuk parashihen reshje të asnjë forme. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s. /Telegrafi/