Please enter at least 3 characters.

Nëse Higuain largohet, Allegri kërkon Moratan ose Martialin

2018/06/AlvaroMorata-2.jpg
214:"LONDON, ENGLAND - MAY 09: Alvaro Morata of Chelsea during the Premier League match between Chelsea and Huddersfield Town at Stamford Bridge on May 9, 2018 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka bërë të qartë se e dëshiron ose Alvaro Moratan ose Anthony Martialin në rast se largohet Gonzalo Higuain.

Pipita është lidhur me një largim nga Bianconerët këtë verë, por kampioni italian pret oferta mbi 63 milionë euro.

(Foto: Getty Images)

Sipas Gazzetta dello Sport, argjentinasi dëshiron një skuadër e cila do t'i shërbejë kryesisht atij, njësoj sikur kur luante te Napoli.

Qasja e Allegrit ndaj lojës së Higuain është ndryshe duke bërë që sulmuesi të përfshihet edhe në ndërtimin e aksioneve dhe në fazën e mbrojtjes.

Ndërkaq, 30-vjeçari dëshiron që të luajë vetëm në pozitën e 'numrit 9' dhe të jetë qendërsulmuesi i vetëm.

(Foto: Getty Images)

Në rast të largimit të tij, Juve do të kërkojë shërbimet e Martialit nga Manchester Unitedi dhe Moratas nga Chelsea.

Të dy sulmuesit nuk janë kryesorë në pozitat e tyre në klubet respektive, prandaj opsioni i largimit është i hapur. /Telegrafi/