Please enter at least 3 characters.

Neres mund të jetë zëvendësuesi i Robbenit te Bayernit, Ajax i ka vendosur çmimin talentit brazilian

2019/04/GettyImages-1133877487.jpg
268:"MADRID, SPAIN - MARCH 05: David Neres of Ajax celerbates as he scores his team's second goal during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Real Madrid and Ajax at Bernabeu on March 05, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

David Neres është bërë njëri nga futbollistët më të kërkuar nga skuadrat e mëdha.

Juventus, Paris Saint Germain, Roma, Borussia Dortmund e Chelsea po interesohen për sulmuesin brazilian.

Por së fundmi është gjiganti gjerman Bayern Munich që i ka parakaluar skuadrat e lartpërmendura për t’i siguruar shërbimet e Neres.

22-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Ajaxit, ku në 42 ndeshje zyrtare ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 14 asistime.

David Neres gjatë një dueli me Serge Gnabry në ndeshjen Ajax-Bayern Munich. (Foto : Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Këto shifra kanë bërë Ajax t’i vendos çmimin e largimit prej 65 milionë eurove.

Bayern e sheh lojtarin si zëvendësuesin adekuat të Arjen Robben që pritet të largohet në fund të sezonit.

Sport.de ka raportuar se Bavarezët janë gati të paguajnë shumën e kërkuar nga Ajaxi për transferimin e brazilianit në Allianz Arena.

Gjithsesi rekordmenët gjerman janë në garë edhe për talentin anglez Callum Hudson-Odoi. /Telegrafi/