Nëntë të vdekur, dhjetëra të lënduar, në mesin e tyre një kandidat për president – pas shembjes së një skene në një tubim zgjedhor në Meksikë
Nëntë persona kanë gjetur vdekjen dhe një kandidat për president u dërgua për pak kohë në spital pasi një skenë u shemb nga erërat e forta në një tubim të fushatës në Meksikë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kandidati Jorge Álvarez Máynez tha se ai nuk u lëndua në incidentin, i cili ndodhi të mërkurën, gjatë veprimtarisë së tij të fushatës në qytetin verilindor të San Pedro Garza García.
Lamentable la reacción de Máynez ante la tragedia en San Pedro Garza García... pic.twitter.com/UzozGXDbOV
— La Abuela García®™ (@rthur013) May 23, 2024
Guvernatori i shtetit Nuevo Leon të Meksikës bëri të ditur se të paktën 54 persona u lënduan dhe operacionet e shpëtimit po vazhdojnë për të shpëtuar disa nga njerëzit e bllokuar nën skenën e shembur.
Mes të vdekurve është një i mitur, tha guvernatori Samuel García në një postim në X, duke shtuar se disa nga të lënduarit janë në gjendje stabile, ndërsa disa të tjerë po i nënshtrohen operacionit.
Shërbimi meteorologjik i Meksikës kishte parashikuar erëra të fuqishme në të gjithë rajonin, duke paralajmëruar që ato do të arrijnë deri në 70 kilometra në orë duke filluar pasditen e së mërkurës. /Telegrafi/


