Nëna e nëntë fëmijëve dëshiron të sterilizohet
27/04/2014
Cheryl Prudham, që fëmijën më të madh e ka 14 vjeç, përfiton 46 mijë euro në vit, ndërsa me lindjen e vajzave të ardhurat e saj do të shtohen për 2.400 euro, gjë që nuk i mjaftojnë.
Gruaja 32 vjeçare thekson se “të rritësh nëntë fëmijë është një punë e vështirë, që rrallëkush mund ta bëjë".
"Më duhet një ndihmë më e madhe”, thotë ajo, transmeton Telegrafi.
Prudham që jeton me burrin e saj tri vite më të ri, ka thënë se do të sterilizohet në mënyrë që të mos bëjë më fëmijë, por të fokusohet në karrierën e saj. /Telegrafi/


