Please enter at least 3 characters.

Në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 64 pacientë me coronavirus

2020/07/110603534_315967599808194_7763001936384476464_n-e1595240209525.jpg

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë aktualisht janë duke u trajtuar 64 pacientë me COVID-19, 18 pacientë janë të konfirmuar me virus ndërkaq 46 në pritje të rezultateve ose mostrat për teste.

Sipas njoftimit të bërë nga Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës, 20 pacientë janë më oksigjen, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë e deri tani në Kosovë me coronavirus janë konfirmuar 5 mijë e 736 persona, 2 mijë e 632 prej tyre janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese./Telegrafi/