Në Shkup organizohen aksione për pastrimin e deponive të egra (Foto)
23/12/2016
Bashkia e Shkupit me të gjithë komunat që e përbëjnë këtë bashki kanë organizuar aksione të përbashkëta për të pastruar deponitë e egra nëpër qytet dhe në vendbanimet përreth, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Aksionin e kanë udhëhequr punëtorët e Ndërmarrjes komunale ''Higjiena komunale'', Ndërmarrja komunale ''Ujësjellësi dhe kanalizimet'' dhe Ndërmarrja komunale ''Parqe dhe gjelbërim''.
Ky aksion ka filluar sot dhe do të mbaroj më 28 dhjetor./Telegrafi/


