Në shitje jeleku prej diamanti
22/10/2007
Prodhuesi i këtij jeleku, Royal Décor Jewellery, ka bërë të ditur se për prodhimin e tij, janë shfrytëzuar diamante natyrale, me më shumë se 100 karat. Ndërsa jeleku është i praruar me 300 gram të arit të bardhë.
"Na janë dashur më shumë se 200 orë pune, për ta punuar këtë jelek”, ka thënë zëdhënësi i kësaj argjendarie. Në mesin e diamanteve, 5 prej tyre janë 3 karatesh, ndërsa të tjerët 2 dhe 1 karat. "Mesi i jelekut ka një gur safiri prej 5.4 karatesh, i rrethuar me 60 diamante më të vegjël”, ka shtuar zëdhënësi.
Ky jelek ka zgjuar interesim të shtuar të vizitorëve të qendrës tregtare Yibai, ka bërë të ditur China News Network.


