Please enter at least 3 characters.

Në realizim e sipër projekte të reja nga Blunt & Real 1

2016/01/blunt-e1435045544317.jpg

Blunt e Real 1 dinë të krijojnë këngë të pëlqyera, si vetëm, ashtu edhe kur bashkëpunojnë me kolegët tjerë.

Mund të jetë zhanri më i veçantë me të cilin ata paraqiten, apo edhe bashkëpunimet e mira që ata kanë me gjithë muzikantët shqiptarë.

Vetëm një muaj pas projektit “Ki me m’lyp”, të cilin dyshja e solli në bashkëpunim me këngëtarin e ri Butrintin, Blunt e Real 1 erdhën me projektin e tyre të ri. “Xhinse” e mban titullin kënga që hip-hop artistët e sollën edhe me videoklip.

Me këtë këngë, në një intervistë për emisionin Express të KTV-së ata thanë ta kenë prekur një temë që mbetet çdo herë aktuale.

Interesant vjen edhe videoklipi që këngëtarët ia kanë realizuar këngës. E provokues është po ashtu në disa skena të caktuara.

Siç është shprehur Blunt në këtë intervistë, ky projekt ka qenë dashur të publikohet kohë më parë, por që është shtyrë deri tani për disa arsye të caktuara.

Kënga “Xhinse” na vjen ritmike dhe pikërisht në kohën e fillimit të koncerteve e mbrëmjeve të shumta muzikore që këngëtarët i kanë gjatë sezonit veror.

Blunt e Real 1 bënë të ditur po ashtu që edhe disa projekte të tjera janë në realizim e sipër, duke mos i mohuar edhe disa bashkëpunime të mundshme.