Please enter at least 3 characters.

Në Merdar policia ka konfiskuar gjashtë kilogramë heroinë

2016/01/f.0123142158776_m.jpg

Drejtoria për hetimin e trafikimit me substanca narkotike ka arrestuar tre persona si të dyshuar lidhur me këtë rast. Personat e arrestuar janë: Qazim. E.(35), Qani. E.(51), dhe Mustafa. M. (48).

Arrestimi i personave është kryer me urdhër të prokurorit të Prokurorisë së Qarkut Prishtinë.

Droga, e cila supozohet të jetë heroinë, është gjetur te një udhëtar që po udhëtonte me autobus në relacion Prizren-Linz të Austrisë.

Sipas njoftimit të policisë, droga ishte paketuar në valixhet e udhëtarit, ndërsa kapja e drogës është realizuar, në bazë të informacioneve paraprake të siguruara nga Njësiti Antidrogë e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/