Please enter at least 3 characters.

Në Maqedoni u votua qetë, priten rezultatet zgjedhore

2016/01/f.0605193919950_m.jpg

Në bazë të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deri në orën 17.00 kanë votuar mbi 54 për qind e votuesve të regjistruar.

Zyrtarë të KSHZ-së dhe vëzhguesit vendorë kanë raportuar gjatë ditës për disa parregullsi, por që nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit të votimit. Në përgjithësi zgjedhjet rrjedhën në mënyrë të qetë, korrekte dhe qytetarët kanë shprehur lirshëm të drejtën e votimit.

Kutitë e votimit u hapën në orën 7.00, pa vonesa në 2.976 vendvotime në mbarë Maqedoninë, ndërsa për të parën herë u votua edhe në Diasporë, ku votuesit janë përcaktuar për tre deputetë që do të jenë pjesë e Parlamentit të Maqedonisë.

Partitë politike opozitare falënderuan votuesit, por duke përmendur edhe parregullsi gjatë votimit, ndërsa akuzuan partitë në pushtet

Ndryshe, pas një ore pritet të kenë rezultatet e para nga qendrat e votimit, për të publikuar më pas edhe shifra paraprake për votat dhe mundësinë e mandateve të fituara të deputetëve në gjashtë njësitë zgjedhore.

Sipas paralajmërimeve, pritet që KSHZ-ja para mesnate të dal me rezultate paraprake për disa zona votimi dhe rezultatet e partive politike për fitoren e mandateve të deputetëve në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare. /Telegrafi/