Please enter at least 3 characters.

Në Kosovë gjërat vijnë nga “e ardhmja” - të prodhuara në muajin e 19-të! (Foto)

2016/10/2019-e1476546877408.jpg

Një qytetar i Prishtinës, në një shitore të kryeqytetit vëren diçka të pazakontë tek një produkt në rafte.

Fjala është për një produkt të mishit, për afatin e prodhimit të të cilit qytetarët janë më të kujdesshëm se rëndom.

Por, suxhuku në raft vinte nga “e ardhmja”, apo ndoshta ishte prodhuar sipas një “kalendari” që i ka së paku 19 muaj - siç shkruan edhe në etiketë.

“Kjo veç në Kosovë mundet: me u prodhu me 20.19.2016 dhe me skadu me 20.12.2016. Athua këtu viti i ka 24 muaj, a sa?”, ka shkruar ky qytetar, në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/