Please enter at least 3 characters.

Në janar përvoja “mbretërore” e futbollit edhe për fëmijët e Maqedonisë

2018/11/RealMadridd-1-e1543342294754.jpg
275:"BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 28: Marcelo of Real Madrid (12) celebrates as he scores his sides first goal with team mates during the La Liga match between FC Barcelona and Real Madrid CF at Camp Nou on October 28, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Filloi paraqitja për kampusin e kolektivit më të trofeshëm në planet, “Reali i Madridit”.

Kampusi i dytë futbollistik i Fondacionit të Realit të Madridit do të realizohet prej 14 deri më 18 janar 2019 në Ohër, në bregun piktoresk të liqenit të Ohrit, dhe kështu, duke e vendosur shtetin tonë në hartën e vendeve ku do të edukohen futbollistë të moshave 7-17 vjeç. Kampusi i Fondacionit të Realit të Madridit mund të jetë vendi i vërtetë i cili djemve dhe vajzave do t’ua trasojë rrugën drejt majave të futbollit.

Në interval kohor prej pesë ditëve, pjesë e mozaikut të kampusit do të jenë trajnerë nga Spanja të specializuar për mosha të reja, të cilët do ta ndajnë me pjesëmarrësit përvojën dhe diturinë e tyre. Sipas programit dhe rregullave të Fondacionit të klubit mbretëror, të gjithë pjesëmarrësit do të duhet të kenë ndihmë profesionale, pajisje dhe kushte maksimale për një ngritje personale.

E gjithë ajo që e kompleton personalitetin e futbollistit, si në pjesën e sportit, ligjërata edukative në tema të cilat janë nevojë reale për sportistë të shëndoshë, po ashtu edhe bon-ton sportiv, shoqërim si dhe shumë zbavitje.

Futbolli mësohet në terren, megjithatë mësimi teorik e kompleton personalitetin e futbollistit. Prandaj, në kampus gjatë janarit, trajnerët nga Spanja do të mbajnë ligjërata edukative në pesë pika thelbësore: respekti, iniciativa, nderi, vetëkontrolli dhe puna në ekip.

Kampusi si projekt është parashikuar të jetë një lloj baze për përzgjedhjen e lojtarëve të rinj, të cilët kane nevojë për ngritje në çdo kuptim të fjalës.

Real Madrid (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Ofertën e kompletuar të kampusit të dytë të futbollit ‘Real Madrid Foundation Campus Experience Macedonia’ mund ta gjeni në linkun: https://bit.ly/2Bb2KnS.

Partneri i licencuar i Fondacionit të Realit të Madridit, “Sport Arena”, e mundësoi kampusin e parë në qershor të këtij viti në Shkup. Në të njëjtin kaluan 100 nxënës, pjesa më e madhe nga Maqedonia, por edhe pjesëmarrës nga shtete tjera. Buzëqeshja e fytyrave dhe kënaqësia e prindërve të tyre është shpërblimi më i mirë për punën e kryer. Në kampusin e dytë pjesa organizative i është besuar Agjencisë KMG Sport.

Paraqitja ende vazhdon. Për të qenë pjesë e familjes së madhe të të ‘bardhëve’ mbretërorë, mund të konkurroni edhe në linkun https://bit.ly/2K9FvxA.

Tregimi futbollistik i gjigantit mbretëror botëror vazhdon në janar në Maqedoni.