Please enter at least 3 characters.

Në Irak mund të jenë bërë krime lufte

2016/01/n-euml-irak-mund-t-euml-jen-euml-b-euml-r-euml-krime-lufte_hd.jpg

Pillay ka thënë se raportet e vërtetuara tregojnë se ushtarë, rekrutë ushtarakë, policë dhe të tjerë, të cilët janë dorëzuar ose janë kapur nga grupi që ka lidhje me Al Kaidën, janë ekzekutuar gjatë pesë ditëve të fundit.

“Edhe pse numri i tyre nuk mund të verifikohet, vrasjet duket se janë një seri sistematike e ekzekutimeve gjakftohta, shumica e të cilave kanë ndodhur në lokacione të ndryshme të Tikritit”, ka thënë Pillay.

Ajo po ashtu ka thënë se militantët islamikë kanë ekzekutuar edhe 13 imamë në Mosul, të cilët nuk u janë bindur urdhrave të Shtetit Islamik të Irakut. /rel/