Please enter at least 3 characters.

Në derbi flet Interi

2016/01/f.1007223738284_m.jpg

Porsa kishte filluar ndeshja (3’), Esteban Cambiasso dërgoi një top në zonë nga gjuajtja e lirë dhe pas reagimit të gabuar të portierit Abbiati, aty ishte Walter Samuel për ta shënuar golin e avantazhit.

Në minutat e para të pjesës së dytë (48’), zikaltrit mbetën me një futbollist më pak në fushë, pasi Yuto Nagatomo u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë për prekje të topit me dorë.

Vazhdimi i ndeshjes u dominua totalisht nga ekipi kuqezi, i cili e kërkoi me ngulm golin.

Mirëpo, përkundër ofensivës dhe rasteve të shumta, Rossonerët nuk arritën ta thyejnë mbrojtjen mysafire.

Përmendim një rast të dyshimtë për penalti kah fundi i ndeshjes, mirëpo vendimi i arbitrit ishte se nuk pati ndërhyrje.

Interi mban pozitën e katërt në tabelë me pikë të barabarta me Lazion që gjendet një pozitë më lartë, ndërsa ka katër pikë më pak se lideri Juventus. Milani, nga ana tjetër, është i 11-ti në tabelë me vetëm shtatë pikë të grumbulluara. /Telegrafi/