Please enter at least 3 characters.

Në 10-vjetorin e "Bad Romance", Lady Gaga shfaqet tërësisht e zhveshur nga vaska

2019/10/GettyImages-82275641-e1571908117475.jpg
199:"NEW YORK - AUGUST 12: (U.S. TABS OUT) Lady Gaga poses backstage during MTV's Total Request Live at the MTV Times Square Studios August 12, 2008 in New York City. (Photo by Scott Gries/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja e popullarizuar amerikane, Lady Gaga, tanimë për të gjithë është e njohur si krijuese e shumë hiteve muzikore, që kanë pushtuar vazhdimisht top listat botërore.

Këngëtarja po ashtu është mjaft e veçantë në performancat e saj, pa lënë anash edhe paraqitjet atraktive në publik.

Gjatë ditës së sotme, ajo feston 10-vjetorin e një prej projekteve më të suksesshme "Bad Romance", derisa ka zgjedhur të pozojë tërësisht e zhveshur nga vaska.

"Gëzuar 10-vjetorin e Bad Romance. Gruaja e njëjtë, vaska e ndryshme", është përshkrimi që Gaga ia ka vënë postimeve.

Ky projekt është ndër më të shikuarat në kanalin zyrtar, YouTube, ndërsa deri më tani ka marrë mbi 1,119,471,776 shikime.

Lady Gaga tash e më shumë se një vit ka shënuar suksese të njëpasnjëshme, fillimisht me "A star is born", film ky që e ktheu në qendër të vëmendjes, dhe duke marrë çmime të shumta në pothuajse të gjitha eventet më të njohura.

Ajo gjithashtu është shumë aktive me koncerte të shumta anë e mbanë globit, duke preferuar të jetë sa më pranë fansave të saj. /Telegrafi/