Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare dizajneri ikonë i posterëve të “Harry Potter” dhe “Star Wars”, Drew Struzan

Foto: WireImage

Artisti legjendar i postereve të filmave, Drew Struzan, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga vëllai i tij, Greg Struzan, përmes një postimi në Instagram, ku shkroi se Drew “u largua nga kjo botë më 13 tetor” dhe se “ishte gjithmonë i lumtur kur dinte sa shumë njerëz e vlerësonin artin e tij”.

Struzan është autori i disa prej postereve më ikonike të historisë së kinemasë, përfshirë ato të “Harry Potter”, “Back to the Future”, “Star Wars: The Empire Strikes Back”, “The Goonies”, “The Shawshank Redemption” dhe “The Thing”.

Foto: 20th Century Fox

Ai punonte çdo poster me dorë – duke filluar me vizatime me laps dhe më pas duke shtuar shtresa me brushë, bojëra akrilike dhe lapsa me ngjyra.

Regjisori Steven Spielberg e kishte përshkruar Struzan si “artistin e tij të preferuar të filmave”, duke thënë se shpesh ndiente presion që filmat e tij të ishin në nivelin e artit që Struzan krijonte.

Para se të bëhej i famshëm për postere filmash, Struzan kishte dizajnuar kopertina albumesh muzikorë për emra të mëdhenj si The Beach Boys, Bee Gees, Earth, Wind & Fire, Liberace, Black Sabbath dhe Alice Cooper.

Në vitet e fundit, bashkëshortja e tij kishte zbuluar se ai po luftonte me probleme të rënda shëndetësore.

Foto: Facebook

I njëjti la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme arti, një “letrë dashurie për botën” përmes veprave që i dhanë ngjyrë dhe magji kinemasë. /Telegrafi/