Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë në moshë 20-vjeçare aktori Jackson Odell

2018/06/jacksonodell-1-e1528657650698.jpg
248:"WEST HOLLYWOOD, CA - JANUARY 16: Songwriter Jackson Odell attends the premiere of Roadside Attractions' "Forever My Girl" at The London West Hollywood on January 16, 2018 in West Hollywood, California. (Photo by Alberto E. Rodriguez/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktori i serialit "The Goldbergs", Jackson Odell, ka ndërruar jetë në moshë 20-vjeçare.TMZ bën të ditur se ylli i ri ka ndërruar jetë të premten në San Fernando Valley të Hollywoodit.

(Foto: Getty Images)

Ai është gjetur pa shenja jete në një shtëpi rehabilitimi, ku ka qëndruar për t'i tejkaluar problemet me vartësinë.

Karriera e Jackson nisi që në moshën 12 vjeçare në serialin televiziv, "Private Practice", ndërsa më pas ka luajtur në një sërë serialesh të suksesshme, duke përfshirë "iCarly", "Modern Family" e " Arrested Development".

Odell ka qenë një herësh edhe muzikant, ndërsa i ka shkruar disa këngë për filmin e vitit 2018, "Forever Your Girl".

(Foto: Getty Images)

Në komedinë e ABC, "The Goldbergs", ka luajtur rolin e studentit Ari Caldwell, shok i Ericas dhe Lexit, dhe vëllai i Danas.

Aktori ka qenë mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ndërsa në Instagram publikonte shpesh video nga këngët e tij. /Telegrafi/