Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë Dragan Vuçiq, ishte i infektuar me Covid-19

2020/05/Dragan-Vuciq.png

Ka ndërruar jetë moderatori Dragan Vuçiq, i cili ditëve të fundit ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në Klinikën Infektive në Shkup.

Ai më herët u diagnostikua me coronavirus, ndërsa ishte vendosur edhe në makinë respiratore.

Vuçiq ka lindur në vitin 1955 ndërsa ka punuar si kompozitor, këngëtar dhe udhëheqës emisionesh.

Ai në opinion është bërë i njohur në kuizet "Pesë minutat tuaja", "Njerëzit e lumtur", "Vozitje me Vuçiq" dhe të tjera./Telegrafi/