Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë Colin Powell, afro-amerikani i parë që shërbeu si Sekretar i Shtetit

2021/10/1-165.jpg
299:"Colin Powell at his home in Virginia. Powell is an American statesman and a retired four-star general in the United States Army. He was the 65th United States Secretary of State, serving under U.S. President George W. Bush from 2001 to 2005, the first African American to serve in that position.
12:"Brooks Kraft

Colin Powell, afro-amerikani i parë që mori postin e Sekretarit të Shtetit dhe që ndihmoi në ndërrimin e politikës së jashtme amerikane gjatë shekullit të 20 dhe në fillim të shekullit 21, ka ndërruar jetë si pasojë e një komplikimi shëndetësor pasi ishte infektuar me COVID-19 në moshën 84-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

“Gjenerali Colin L. Powell, ish-Sekretari amerikan ka ndërruar jetë në mëngjes si pasojë e komplikimeve nga COVID-19”, ka shkruar familja e tij në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Kemi humbur bashkëshortin, babanë, gjyshin dhe një amerikan të madh”, thuhet ndër tjera në njoftimin e familjes – duke theksuar se ai ishte plotësisht i vaksinuar.

Gjenerali Powell ishte Sekretari i 65-të amerikan, i cili nga janari i vitit 2001 deri në janar 2005 shërbeu në administratën e George Bush.

U bë njëriu i katërt afro-amerikan që shërbeu në instanca të larta shtetërore, e mbi të gjitha në rangun më të lartë në ushtrinë amerikane.

Si gjeneral i ushtrisë amerikane, Powell shërbeu si këshilltar për Sigurisë Kombëtare gjatë viteve 1987-1989, dhe ishte në krye të shtabit të përgjithshëm nga 1989 deri më 1993. /Telegrafi/