Please enter at least 3 characters.

​Ndërron jetë burri më i vjetër në botë, pas vetes la 4 fëmijë - 12 nipa dhe 16 stërnipa

2020/02/1-225.jpg
476:"FILE - In this Feb. 12, 2020, file photo, Chitetsu Watanabe, 112, poses next to the calligraphy he wrote after being awarded as the world's oldest living male by Guinness World Records, in Joetsu, Niigata prefecture, northern Japan. The Japanese man who received his certificate as the world's oldest man with a raised fist and big smiles earlier this month has died at 112. Guinness World Records confirmed Tuesday, Feb. 25, 2020 he had died Sunday. (Kyodo News via AP, File)
8:"KEYSTONE

Mashkulli më i vjetër në botë, japonezi Chitetsu Watanabe, i cili vazhdimisht fliste se si sekreti i jetëgjatësisë është buzëqeshja, ka ndërruar jetë në moshën 112-vjeçare.

Watanabe kishte pranuar certifikatën nga zyrtarë të librit të rekordeve – Guiness gjatë 12 shkurtit, ku edhe u fotografua duke buzëqeshur para objektivit të aparatit, transmeton Telegrafi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar zyrtarë të kësaj organizate (Guiness) dhe familjarët që ishin pranë tij në momentet e fundit.

Watanabe së fundmi nuk kishte mundur të konsumon asgjë nga ushqimi, kurse në ditët e fundit është ballafaquar me probleme të ndryshme shëndetësore – probleme me frymëmarrje, ethe dhe temperaturë.

Ai pas vetes ka lënë 4 fëmijë, 12 nipa dhe 16 stërnipa. Watanabe ka lindur në prefekturën Nigata në veri të Japonisë në vitin 1907, kurse në Tajvan punoi për më shumë se 18 vite.

Me t’u kthyer në vendlindje vazhdoi karrierën në prefekturë ku punoi deri në pensionim. /Telegrafi/