Please enter at least 3 characters.

Ndërron gjininë për të shpëtuar nga borxhi

2016/01/f.0321003134441_m.jpg

Këtë fakt e ka zbuluar aktorja Sarah Tim, gjatë hulumtimit që kishte bërë në Wolvwerhampton Credit Union, për t’u përshtatur sa më mirë në rolin e saj në shfaqjen teatrore “Forever in Your Debt”, bën të ditur gazeta Telegraph.

Ajo ka thënë se këtë rast e kishte zbuluar pas takimit që kishte zhvilluar me të punësuarit e këtij fondi kreditues – të cilët ia kishin besuar këtë tregim.

Ky rast ka ndodhur në West Midlands, ku personi kishte ndërruar gjininë e tij për t’iu shmangur borxhit në rritje, që në atë kohë kishte arritur shumën 55.000 euro. /Telegrafi/