Ndërhyrja e frikshme, e cila bëri që Neymar të largohej me barelë dhe me lot nga dhimbja
14/12/2020
Humbja e Paris Saint-Germainit nga Lyoni është lënë nën hije nga lëndimi i Neymarit kur po afrohej fundi i takimit.
Sulmuesi brazilian kishte pësuar gjashtë ndërhyrje të palejuara në sfidën në Parc des Princes, ndërsa një prej tyre rezultoi e rëndë.
Në minutën e gjashtë shtesë, Thiago Mendes ishte i fundit që ndërhyri në 28-vjeçarin duke e lënë atë në agoni duke bërtitur nga dhimbja.
Neymar ishte akoma në lot kur u largua nga fusha me barelë nën përcjellje të stafit mjekësor të PSG-së.
Gjyqtari Benoit Bastien që fillimisht e kishte ndëshkuar me të verdhë Mendesin për atë ndërhyrje, e ndërroi kartonin në të kuq pasi e shikoi xhirimin përmes VAR-it. /Telegrafi/


