Please enter at least 3 characters.

Ndalesë për lëvizje të makinave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër

2017/04/Kamionë.jpg
4:"desk

Në rrugën Mavrovë-Dibër është vendosur ndalim i trafikut për automjete që transportojnë mallra të rënda, informojnë nga Ndërmarrja Publike "Rrugët e Maqedonisë".

Ndalimi, siç thonë, është vendosur në orën 10:15, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reshjet e borës të cilat e kapluan vendin ditë më parë, vështirësuan komunikacionin dhe si pasojë pati ndalesa për makina të rënda në disa akse rrugore./Telegrafi/