Please enter at least 3 characters.

Ndahet nga jeta Esmeralda Uruçi, ish ministrja e Kulturës

2016/01/f.0321150355136_m.jpg

Ish-ministrja ishte e shtruar në repartin e neurokirurgjisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas disa komplikacineve të rënda shëndetësore, përfshi edhe meningjitin.

Ajo u nda nga jeta mesditën e sotme, ndërsa të afërmit sqaruan se shëndeti i saj është përkeqësuar pas aksidentit ku u përfshi me bashkëshortin në 17 dhjetor të vitit 2011.

Uruçi së bashku me bashkëshortin e saj u përfshinë në një aksident të rëndë automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës, km 12. Nga aksidenti bashkëshortët Dashamir dhe Esmeralda Uruçi mbetën të plagosur rëndë nga aksidenti.

Edhe mjekët deklarojnë se pas aksidentit Uruci ka kaluar disa komplikacione shëndetësore, përfshi këtu edhe meningjitin. Ajo u kurua edhe jashtë shtetit, por në fund i’u nënshtrua trajtimit mjekësor në QSUT./BW//Telegrafi/