Please enter at least 3 characters.

NASA sjell imazhe të reja nga Marsi

2021/03/158783449_10158993533249536_723249425583660472_o.jpg
3:"AFP

NASA ka shpërndarë disa fotografi të reja nga sonda “Perseverance”.

Kjo e fundit ndodhet tash e sa ditë me mision në Mars, ku po sjell imazhe të ndryshme.

Sonda u ul më 18 shkurt në kraterin “Jezero” për të kërkuar shenja të jetës antike mikroskopike, transmeton Telegrafi.

Ajo do t'i kalojë dy vitet e ardhshme duke eksploruar grykëderdhjen e thatë të lumit dhe duke shpuar në shkëmbinjtë që mund të përmbajnë prova të jetës tre-katër miliardë vjet më parë.

Mostrat kryesore do të lihen mënjanë për t'u kthyer në Tokë pas një dekade. NASA shtoi 25 kamera në misionin prej tre miliardë dollarësh - kamerat më të shumta të dërguara ndonjëherë në Mars. /Telegrafi/