Napoli gati ofertën për Benzeman
347:"MADRID, SPAIN - MAY 12: Karim Benzema (L) of Real Madrid CF looks on with his teammates Toni Kroos (2ndL) and Francisco Roman Alarcon alias Isco (R) during their warming up prior to start the La Liga match between Real Madrid and Celta de Vigo at Estadio Santiago Bernabeu on May 12, 2018 in Madrid, . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
(Foto: Getty Images)
12:"Getty Images
18/07/2018
Me ardhjen e Carlo Ancelottit klubi i Napolit është një nga më të përmendurit në tregun e transferimeve.
Presidenti Aurelio De Laurentiis ka shprehur gatishmëri të plotësojë dëshirat e teknikut italian, në mënyrë që napolitanët të jenë sa më konkurrues në sezonin e ri.
Pas zërave për Edinson Cavanin e Paris Saint Germait, tani ka thashetheme për një tjetër lojtar.
Sipas Daily Star, është sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.
Për francezin Napoli në ditët në vazhdim pritet të bëjë ofertë në vlerë 45 milionë euro.
Në sezonin e fundit me Los Blancos ylli 30-vjeçar ka shënuar 12 gola në 47 paraqitje në të gjitha garat.
Benzema mund të largohet nga Reali për të rritur fondet për blerjen e portierit të Chelseat, Thibaut Courtois. /Telegrafi/


