Nainggolan: Me golat e Dzekos jemi kampionë
Gjatë një interviste për BBC, 27-vjeçari është shprehur se fillimi ishte jo i mirë, por kjo nuk ka ndikuar negativisht aspak në grup, pasi ata kanë besim se mund të arrijnë diçka të madhe këtë sezon.
“Nuk e filluam mirë kundër Veronas, por duhet ta kuptoni e ajo ishte dhe mbetet për të gjithë një fushë mjaft e vështirë.
“Ne arritëm t'i rikthehemi fitores kundër Juventusit dhe tani jemi duke e shijuar në maksimum këtë. Por, Juve është gjithmonë Juve dhe ata do të ngrihen së shpejti. Gjithsesi, edhe ne jemi përforcuar shumë këtë vit, posaçërisht në fazën sulmuese”.
“Dzeko? Një lojtar i cili vendos ndeshjet, ai është i fortë fizikisht, e pranon topin shumë mirë dhe finalizon me shumë qetësi. Me atë dhe me lojtarët tjerë që kanë ardhur ne besojmë te vendi i parë, por e dimë që kjo nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë mesfushori belg për BBC. /Telegrafi/


