Please enter at least 3 characters.

Nagelsmann: Fituam me meritë ndaj Atleticos, duam finalen e Ligës së Kampionëve

2020/08/Naggelsman-Poulsen.jpg
343:"LISBON, PORTUGAL - AUGUST 13: Julian Nagelsmann, Head Coach of RB Leipzig and Yussuf Poulsen of RB Leipzig celebrate following their team's victory in the UEFA Champions League Quarter Final match between RB Leipzig and Club Atletico de Madrid at Estadio Jose Alvalade on August 13, 2020 in Lisbon, Portugal. (Photo by Lluis Gene/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann ka thënë pas ndeshjes se fitorja ndaj Atletico Madridit ishte e merituar, ndërsa tani ekipi synon kalimin në finale të Ligës së Kampionëve.

Golat nga Dani Olmo dhe Tyler Adams siguruan fitore 2-1 në ndeshjen çerekfinale të zhvilluar në Lisbonë, duke mposhtur dhe eliminuar Atleticon e Simeones.

Leipzig do të përballet në gjysmëfinale me Paris Saint-Germain të martën pasi u bë klubi i parë gjerman jashtë Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit që arrin në gjysmëfinale që nga Schalke në sezonin 2010-11.

“Unë nuk do të them asgjë për titullin. Por sigurisht, ne duam të arrijmë në finale tani”, ka thënë fillimisht Nagelsmann pas ndeshjes.

“Mendoj se kjo është thjesht normale. Nëse arrijmë atje, ne mund të flasim për gjëra të tjera”.

“Skuadra si e tërë mundi Tottenhamin më parë dhe tani Atleticon".

"Nuk është fjala për duele midis trajnerëve - jo kundër Mourinhos, jo kundër Simeones dhe tani jo kundër Tuchel. Është një lojë ekipore dhe djemtë luajtën shkëlqyeshëm”.

“Simeone më uroi pas ndeshjes, ishte shumë i sinqertë. Ai tha, ishte një lojë e shkëlqyeshme dhe një fitore e merituar për ne”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/