Please enter at least 3 characters.

Nagavci rrugës për Gjilan për vendosjen e gur-themelit të çerdhes: Vitin e ardhshëm kjo çerdhe do të mirëpres 80 vogëlushë

2023/09/Arberie-Nagavci-interviste-foto-Ridvan-Slivova-2-e1693550865720.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se sot do të vihet gur-themeli për ndërtimin e çerdhes tek “Livadhet e Arapit", në Gjilan.

Nagavci tha se vitin e ardhshëm kjo çerdhe do të mirëpres 80 vogëlushë.

“Jemi rrugës për Gjilan ku do të vendosim gur-themelin për ndërtimin e çerdhes tek “Livadhet e Arapit’. 80 vogëlushë do t’i mirëpres çerdhja vitin e ardhshëm dhe kjo është çerdhja e gjashtë që po e ndërtojmë në këtë mandat qeverisës në Komunën e Gjilanit”, tha Nagavci.

Tutje ajo theksoi se objekti që do të ndërtohet do të ketë standarde bashkëkohore dhe kushte shumë të mira për fëmijët.

“Ambiente të ngrohta e me plotë dritë, objekte me standarde bashkëkohore dhe kushte më të mira për vogëlushët tanë gjithandej në Kosovë”, ka thënë Nagavci. /Telegrafi/