Please enter at least 3 characters.

Nagavci: Dëshira për arritje të shpejtë të marrëveshjes nuk mund të jetë arsye për ta humbur durimin

2018/05/Arberie-Nagavci-konference-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
14:"Ridvan Slivova

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci duke folur për procesin e bisedimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës për marrëveshjen për bashkëqeverisje ka kërkuar durim, duke thënë se në momentet e rëndësishme, përkundër tensionit e presionit, e madje pikërisht për këtë, vendimet duhet të jenë të matura mirë, të kujdesshme e të drejta.

Nagavci tha se dëshira për zgjidhje të shpejta e arritje të marrëveshjes, sado e kuptueshme, nuk mund të jetë arsyeja për të humbur durimin.Lexoni të plotë postimin e Nagavcit: Interesimi i opinionit dhe vëmendja për çështjet që janë me interes të përgjithshëm është i natyrshëm dhe i pritshëm.Pa marrë parasysh se cilat janë motivet e interesimit, është legjitime e drejta për të ditur. Por nuk duhet harruar se shpesh herë ndalimi për të sqaruar gjithçka, mund të na pengoj për të arritur qëllimin final.Andaj dhe duhet durim e angazhim për të arritur te caku.Në Kryesinë e LV! i kemi deleguar detyrën e zhvillimit të bisedimeve grupit punues deri në gjetjen e zgjidhjes më të mirë për vendit, sipas vullnetit të shprehur nga qytetarët. Andaj dhe me besimin e plotë tek Kryetari Kurti dhe kolegët tanë ftoj për durim.Në momentet e rëndësishme, përkundër tensionit e presionit, e madje pikërisht për këtë, vendimet duhet të jenë të matura mirë, të kujdesshme e të drejta.Dëshira për zgjidhje të shpejta e arritje të marrëveshjes, sado e kuptueshme, nuk mund të jetë arsyeja për të humbur durimin.Rruga përpara është e gjatë, ka momente zhgënjim e frikë, por vendimet e drejta na sigurojnë që shpresa për zhvillim, angazhimi për drejtësi e kohët e bukura, të jenë më të afërta e të zgjasin më shumë. /Telegrafi/