Please enter at least 3 characters.

Naftë me cilësi të dobët, bllokohet një pompë e derivateve në Lipjan

2019/07/nafta-1.jpg

Pas hetimeve të vazhdueshme policore dhe inspektimit nga inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është konstatuar se në një pompë të derivateve në Lipjan, nafta e cila shitet aty është në kundërshtim me parametrat e lejuar të shitjes, andaj janë bllokuar pikat e shitjes se naftës.

Policia njofton se ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka ndërruar derivatet me qellim qe mostrat e radhës të dalin në rregull, me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/