Please enter at least 3 characters.

Muzeu i Vlorës, fond 900 objektesh, nuk figuron në guida turistike

2016/01/f.0814120047867_m.jpg

Kati i parë i këtij muzeu është pjesërisht i vizitueshëm por në këto kushte numri i vizitorëve është i papërfillshëm.

Ajo që është më tepër për të ardhur keq është fakti që ky muze, me një fond të pasur prej më shumë se 900 objektesh, nuk figuron në asnjë guidë turistike, raportoi AS.

Godina e muzeut Historik në Vlorë është ndërtuar në vitin 1918 dhe ka ka shërbyer si zyra e shkrimtarit vlonjat, Ali Asllani, për t’u kthyer në vitet 1950 në muze të qytetit./Telegrafi/