Mustafi prezantohet me muzikë shqip (VIDEO)
Lojtarët dhe stafi hynë në fushë njëri pas tjetrit, me nga një këngë që i shoqëronte në sfond, të zgjedhur nga secili prej tyre.
Kjo bëri që mbrojtësi shqiptar, i cili përfaqëson Gjermaninë, Shkodran Mustafi, të kishte një prej prezantimeve më të veçantë. Në stadiumin “Mestalla” të mbushur, Mustafi hyri në fushë mes ovacioneve , me këngën “24 h” e reperit shqiptar “2Ton”.
Pas prezantimit, nëpërmjet rrjeteve sociale, mbrojtësi me origjinë shqiptare i falënderoi të gjithë tifozët për pritjen e jashtëzakonshme të rezervuar. Skuadrës së parë, iu bashkuan në fushë më tepër se 800 fëmijë dhe futbollistë të rinj, nga pesë Akademitë e klubit spanjoll.
Në njërën anë të skenës qëndronte mozaiku i “Senyera”-s, i njohur më gjerësisht si flamuri katalan dhe në anën tjetër, mozaiku me logon e klubit të Valencias.
Prezantimi i Mustafit para fillimit të sezonit të ri të ValenciasShkodran Mustafi futet në fushë nën ritmet e këngës “24 h” të reperit shqiptar “2Ton”...
Posted by Telegrafi Sport on Monday, August 10, 2015


