Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti

2020/10/konference-e-Isa-Mustafa-dhe-Avdullah-Hoti-nominimi-per-kryeminister-foto-Ridvan-Slivova-7-e1603834847727.jpg

Kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka folur për letrën e presidentit amerikan, Joe Biden, drejtuar Aleksandar Vuçiq, lidhur me njohjen e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se SHBA përkrahin Kosovën edhe në kohë fushate.

E sipas tij Amerika ia njeh po ashtu vlerat qeverisjes Hoti.

“Njohja nga Izraeli, hyrja në fuqi e marrëveshjes për financim ndërmjet Qeverisë Hoti dhe SHBA-të, letra e Presidentit Biden për njohjen e pavarësisë së Kosovës, janë sinjale të qarta për çdonjërin në Kosovë”, ka shkruar Mustafa.