Please enter at least 3 characters.

Muriqi do të luftojë për titullin e botës

2016/01/muriqi-do-t-euml-luftoj-euml-p-euml-r-titullin-e-bot-euml-s_hd.jpg

Elvir Muriqi e ka planin e tij për vitin 2014, ai dëshiron të rrah kundërshtarin e tij të pamposhtur nga Australia, Blake Caparello dhe pastaj të sfidojë tituj bote.

“Çka unë di për Caparrelon, është se ai vjen nga Australia, që është majtak dhe që është i pamposhtur. I falenderoj Greg Cohen, Vito Mielnickiand, Lou DiBellan që më kanë dhënë këtë rast. Unë jam i ngacmuar me këtë duke pasur parsysh se ai është i pamposhtur, por unë kërkoj të bëjë hapin e madh që do të më ofroj rastin për të sfiduar titujt e mëdhenj më pastaj”, tha Muriqi për Kosovaboxing.

Muriqi në fakt ishte dashur të ndeshet me hungarezin Zsolt Erdei, por ky i fundit është tërhequr nga dueli. Megjithatë, Kosova Kid është i fokusuar te kundërshtari i tij majtak. /Sporti1/Telegrafi/