Please enter at least 3 characters.

Munishi: Që gjashtë muaj nuk kemi rroga

2016/01/munishi-q-euml-gjasht-euml-muaj-nuk-kemi-rroga_hd.jpg

Llamkos Kosova pak javë më parë është shpallur për herë të parë kampion i Kosovës, por pas kësaj problemet e klubit nuk kanë të ndalur, sidomos ato financiare.

Trajneri i ekipit kampion, Ismet Munishi ka pranuar se futbollistët e tij tash e shtatë muaj nuk janë paguar. “Janë lojtarët e vetëm që janë kampionë e ushtrojnë pa rroga”, tha Munishi për Gazetën Jeta në Kosovë, e cila pasqyron nëpërmjet klubit të futbollit gjendjen në kompaninë e privatizuar, Llamkos në Vushtrri.

Punëtorë të “Llamkos-it” janë edhe futbollistët e klubit të qytetit që mban emrin e ndërmarrjes. “Nuk kemi marrë paga qe 6 muaj. Ky është muaji i 7-të”, vazhdon të tregojë Munishi për hallet e ekipit kampion. Por durimi i kampionëve ka filluar të shteret.

“Nëse nuk marrim pagat, e gjendja vazhdon e tillë, ne lojtarët kemi oferta edhe nga të tjerët”, tha Bahri Kera, kapiteni i ekipit “Llamkos Kosova”.

Trajneri Munishi, thotë se gjithë kjo vjen si pasojë e gjendjes që është në Fabrikën e Llamarrinës “Llamkos Galva Steel”. “ Pa pasur prodhim në fabrikë, as në nuk mund të mbijetojmë”, shton trajneri. /Sporti1/Telegrafi/