Munishi: Hajvalia tërhiqet nga ky futboll i pistë
05/04/2015
Numri një i bankës së Hajvalisë u përjashtua me të kuq nga gjyqtari kryesor Artan Tahiri për ta ndjekur ndeshjen nga tribunat.
Ai pas ndeshjes ka deklaruar se Hajvalia do të tërhiqet nga garat pasi nuk munden t’i durojnë padrejtësitë.
Ai është ankuar në referim dhe thotë se kryesia e klubit ka vendosur që të tërhiqet nga garat.
“Kryesia e klubit ishte në stadium dhe e pa se çka ndodhi. Nuk ja vlen të vazhdohet në këtë futboll të pistë, prandaj kemi vendosur të tërhiqemi nga garat”.
“Më mirë të luajmë për qejf, sesa t’i durojmë këto padrejtësi”, deklaroi Munishi për Super Sport pas ndeshjes. /Telegrafi/


