Please enter at least 3 characters.

Munishi: Fitore e vështirë, më gëzoi Semir Zeneli

2016/01/munishi-de-biasi-duhet-t-rsquo-i-neutralizoj-euml-pikat-e-forta-t-euml-serbis-euml_hd.jpg

Pas fitores minimale ndaj Drenicës, trajneri i Hajvalsië Ismet Munishi ka folur rreth ndeshjes.
Ish-kampionin e Kosovës e gëzoi tej mase goli i sulmuesit Semir Zeneli që nuk kishte të shënonte që një kohë të gjatë.

“Ishte një ndeshje e vështirë sepse Drenica kishte ardhur për tu mbrojtur dhe nga kundërsulmi kërkoi të shënonte”.

“Mua më së shumti më gëzon fakti që u zhbllokua Semir Zeneli. Më shumë më gëzoi goli i Semirit se tri pikët e fituara pasi që është një djalë që e meriton dhe ka punuar shumë edhe gjatë javëve të fundit”, deklaroi Munishi.

“Ne jemi skuadër me shumë kualitet dhe e zëvendësuam shumë mirë mungesën e Arbër Prekazit dhe Alban Dragushës të cilën janë lider në ekipin tonë. Sot fituam në stil të kampionit”, përfundoi Munishi. /Telegrafi/