Please enter at least 3 characters.

Muja: Komunat me shumicë serbe do të kenë kompetenca ekzekutive (Video)

2018/04/armendi-.jpg

Analisti Armend Muja ka theksuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të ketë kompetenca ekzekutive.

Ai në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjini, ka thënë se kompetencat ekzekutive e komunave me shumicë serbe në arsim dhe shëndetësi, janë bërë të qarta në aneksin e planit të Ahtisarit.

“Kështu thuhet në aneksin e planit të Ahtisarit, derisa aty rregullohet edhe tema e marrëdhënieve me Serbinë. Në kuadër të planit ofrohet kanali i financimit nga Qeveria serbe për këto komuna”, ka shtuar Muja. /Telegrafi/