MSH në Maqedoni demanton informacionet për ''Paracetamola me virus'' (Foto)
29/09/2017
Ministria e Shëndetësisë ka përgënjeshtruar informacionet e shpërndara në rrjetet sociale për prezencën e virusit ''Machupo'' në në llojin e barnave 'Paracetamol' në Maqedoni.
Një postim në rrjetet sociale që është shpërndarë nga qytetarët e Maqedonisë gjatë ditës së djeshme ka marrë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë ku kanë sugjeruar që të konsultohen njerëz të mirëinformuar nga Agjencia e barnave, njofton Telegrafi Maqedoni.
''Ky postim ka informacione të rrejshme dhe të pa verifikuara. Mund të drejtoheni tek Agjencia për barna për informata nga njerëz të mirëinformuar,'' kanë shkruar në fotografinë e bashkangjitur me postimin që shkruan për këtë ''problem''. /Telegrafi/


