Please enter at least 3 characters.

MSH: Masat e reja kundër COVID-19 hyjnë në fuqi nesër

2020/11/policia-ne-zbatim-per-venjen-e-maskave-pandemia-covid19-foto-Ridvan-Slivova-10.jpg

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme mori vendim për vendosjen e masave të reja në luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në bazë të vendimi të Qeverisë, fillimi i vitit të i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, kur do të rivlerësohet situata. Gjithashtu rikthehet masa e kufizimit të lëvizjes (ora policore) nga ora 22:00 deri në 05:00. Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura.

Ndonëse në vendimin e qeverisë shkruan se vendimi hyn në fuqi sot, Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se masat do të hyjnë në fuqi nga nesër.

MSh gjithashtu ka publikuar të detajuara të gjitha masat kundër COVID-19. /Telegrafi/