Please enter at least 3 characters.

MSh-ja pranon donacion 40 pajisje oksigjeno-formuese

2020/08/117326912_3276099515770239_3019052463996799739_n.jpg

Qeveria e Luksemburgut dhe UNICEF-i i kanë dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë, 40 pajisje oksigjeno-formuese për luftimin e COVID-19.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook, duke thënë se pajisjet janë të dedikuara për kujdesin parësor shëndetësor dhe do të shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ceremonia e pranimit të 40 pajisjeve oksigjeno-formuese, donacion ky nga Qeveria e Luksemburgut dhe UNICEF.Pajisjet janë të dedikuara për kujdesin parësor shëndetësor dhe do të shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës.Falënderoj Qeverinë e Luksemburgut, UNICEF-in dhe të gjithë partnerët e tjerë që po e ndihmojnë në vazhdimësi popullin e Kosovës në këtë sfidë globale.