Mr Bean la gruan për një femër dy herë më të re (Foto)
10/11/2015
Komiku Rowan Atkinson tashmë është zyrtarisht i shkurorëzuar, pasi gjykata me një procedurë të shpejtuar i ka dhënë fund martesës së tij 24 vjeçare me tashmë ish-gruan e tij, Sunetra.
60-vjeçari ishte ndarë me gruan në vitin e kaluar pas lidhjes me komiken 32-vjeçare, Louise Ford.
Aktori i famshëm britanik u martua me Sunetran në vitin 1990 dhe kanë dy fëmijë së bashku.
Në dokumentet e divorcit nuk janë dhënë arsye të ndarjes, pos ‘sjelljes së paarsyeshme’.
Burimet pranë çiftit kanë thënë se Sunetra ishte nervozuar shumë kur kishte mësuar se Atkinson e ka zëvendësuar me një femër aq të re. /Telegrafi/


